Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo ka nisur punën për të gjetur përforcime në merkaton e verës. Braziliani ishte ai që solli Paketan te kuqezinjtë, një blerje që deri më tani mund të konsiderohet shumë e suksesshme.
Leonardo ka nisur punën për të sjellë një tjetër talent brazilian në Milani dhe aktualisht, po studion dy emra. I pari është Rodrigo Durado, i cili luan për Internacionalin. Mesfushori është 24-vjeç, por me kontratën e tij që skadon në 2020, do të ishte një blerje e lirë për Milanin.
Përveç Durados, Leonardo po studion edhe sulmuesin Everton, i cili mbron ngjyrat e Gremios. 22-vjeçari po kërkohet edhe nga Mançester Siti dhe disa skuadra gjermane, por Milani mbetet ekipi favorit për të siguruar firmën e tij.