Markus Rashford është një nga talentet më premtues dhe shërbimet e tij lakmohen nga shumë skuadra elitare të Europës. 21-vjeçari luan prej shumë kohësh me fanellën e Mançester Junajtid, ku ka shpërthyer sezonin e shkuar. Edhe këtë sezon, sulmuesi anglez po bën shumë mirë, duke shënuar 9 gola në kampionat.
Forma e mirë e Rashford ka bërë që Barcelona të përgatisë një ofertë konkrete, që sipas mediave spanjolle, kap vlerën e 100 milionë eurove. Klubi i Mançester Junajtid e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e zbulimit të tyre, por kjo ofertë vështirë se mund të refuzohet.
Mbetet ende për t’u parë nëse Rashford do të transferohet në Katalonjë gjatë merkatos së verës, por një gjë e sigurt: Ylli i “Djajve të Kuq” do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në treg.