Ditë betejash: Partizani e Teuta me mision, Luftëtari e Flamurtari “kërcënojnë”

0

Partizani e Teuta duelojnë në distancë. Dy sfida mjaft interesante për ekipet e kreut, që kërkojnë të marrin pikët maksimale. Të kuqtë presin Flamurtarin dhe rikthehen me formacionin e javëve të para. Atanda pritet të pozicionohet në qendër të mesfushës, kurse Lum Rexhepi rimerr vendin në prapavijë. Kardozo me Laçin ishte në një ditë jo dhe tanimë është shansi i Mensah për t’i treguar Gegës se gaboi një javë më parë me të.

Nga ana tjetër Flamurtari nuk duhet nënvlerësuar. Vërtetë ka pasur shumë largime, por po t’i hedhësh një sy formacionit, veç të riut Rrapaj, i cili në fakt është një lojtar i talentuar dhe me të ardhme, pjesa tjetër e lojtarëve kanë fituar trofe në vendin tonë dhe kanë goxha eksperiencë.

Në Gjirokastër Teuta ka shkuar pa kapitenin Tefik Osmani. Ditmar Bicaj e zëvendëson dhe pjesa tjetër e formacionit është e njëjta që mundi Kukësin me përmbysje një javë më parë. Luftëtari vendas, që pret edhe mbështetjen e tifozëve sot, nuk ka të gatshëm për shkak kartonësh mbrojtësin Rustem Hoxha. Ky i fundit humbet kështu një sfidë speciale me ish-ekipin e tij. Rapa zhvendoset në qendër, sikurse pritej dhe Demo kthehet në krahun e djathtë të prapavijës. Fili do të luajë këtë herë djathtas, kurse Neziri e Xhekson do të jenë përgjegjës për krahun tjetër.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 23
E shtunë, më 23 mars, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

LUFTËTARI-TEUTA
Luftëtari:
Ruçi, Demo, Rapa, Koconis, Neziri, Ramadani, Aleksi, Rapo, Fili, Xhekson, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj
Teuta: Hidi, Frashëri, Bicaj, Arapi, Hakaj, Sidibe, Traore, Kallaku, Kamara, Progni, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi
Gjyqtarë:  Ardian Beqiri, Nertil Bregasi, Gernat Qirici, Kreshnik Cjapi
Delegat: Besnik Cela; Vëzhgues: Kastriot Xhaferraj

E shtunë, më 23 mars, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

PARTIZANI-FLAMURTARI
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Atanda, Telushi, Asani, Mensah, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega
Flamurtari: Koliçi, Liçaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Mustafa, Rrapaj, Musta, Kale, Ribaj. Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Kridens Meta
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Albano Janku

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.