Mbrojtësi brazilian Marselo po përjeton një nga momentet më të errëta të karrierës së tij. Futbollisti 30-vjeçar ka humbur vendin në formacionin e Real Madrid, pasi trajneri Santiago Solari preferoi të luajë që nga minuta e parë me të riun Serxhio Reguilon.
Një situatë krejtësisht e habitshme, pasi deri pak muajsh Marselo konsiderohej nga shumë vetë si një ndër lojtarët më të mirë në planet në rolin e tij.
Sipas radios spanjolle “COPA”, lojtari nuk ka duruar dot më dhe pas takimin kundër Zhironës ai është takuar me drejtorin e përgjithshëm të klubit, Hoze Angel Sançez. Në takimin me kreun me klubit ai ka bërë të ditur se nuk pajtohet me kritikat e shumta që po merr dhe në fund te sezonit do të ishte më e mira që dy palët të ndaheshin.
Kontara e Marselos me Realin e Madridit mbaron në vitin 2022 dhe për kartonin e mëngjarashit, klubi spanjoll pritet të kërkojë jo më pak se 25 milionë euro.