“Krahasimi me Pirlon i padrejtë”, Pjaniç elozhe për legjendën e Italisë

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniç është prej vitesh një nga lojtarët më të rëndësishëm te bardhezinjtë. Një lojtar kyç në mesfushë, Pjaniç është krahasuar shpeshherë edhe me legjendën e Italisë, Andre Pirlo. Megjithatë, boshnjaku mendon se ky krahasim nuk i është i drejtë.

“Nuk mendoj se krahasimi me një lojtar si Pirlon është i drejtë. Ai ka arritur gjëra të mëdha dhe ka qenë inspirim për shumë lojtarë të rinj. Unë mundohem të bëj punën time dhe të jap më të mirën për Juventusin”.

Pjaniç foli edhe për sfidën kundër Atletikos në Ligën e Kampionëve: “Padiskutim një sfidë shumë e vështirë. Të dyja skuadrat kanë një lojë të njëjtë dhe besoj se diferencat do të bëhen nga aftësitë individuale. Besoj se kemi armët e duhura për t’i ndëshkuar, por gjithçka do ta tregojë fusha e lojës”,- u shpreh boshnjaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *