Çështja Ikardi, presidenti i Juventusit takohet me Zanetin

Në Itali janë të bindur: Ikardi do të jetë lojtar i Juventusit në verë. Sipas asaj që raporton “CalcioMercato”, presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli i ka kërkuar takim zv. presidentit të Interit, Havier Zaneti, për të nisur negociatat për transferimin e sulmuesit argjentinas.

Ikardi ka kaluar shumë ditë të trazuara te zikaltrit. Çështja e rinovimit është zgjatur shumë, me sulmuesin dhe drejtuesit e klubit që nuk kanë gjetur ende akordin. Për më tepër, Ikardit iu hoq dhe shiriti i kapitenit. Këto zhvillime të fundit, kanë bërë që e ardhmja e argjentinasit të vihet në dyshim.

Shumë zëra e çojnë ish-kapitenin e Interit te Juventusi, një lëvizje që mund të jetë më e bujshmja në verë. Bisedimet e para mes dy klubeve priten të nisin shumë shpejt dhe me Anjelin që është gati të paguajë, Interi thjesht duhet të vendosë së sa para mund të përfitojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *