Ditën e nesërme Ole Gunar Solskjaer do përjetojë për herë të parë eksperiencën e të qenit një trajner në një ndeshje të Champions League. Norvegjezi u shpreh besimplotë se skuadra e tij do futet nesër me besimin e plotë te fitorja.
“Nata ime e fundit në Champions ishte një fitorja 7 – 1 kundër Romës. Ndeshjen e parë e humbëm 2 – 1 në transfertë dhe trajneri Ferguson na tha se gjithçka do të shkonte të mirë. Të njëjtën gjë u kam thënë lojtarëve të mi. Dua që ata të futen me fushë të motivuar dhe me vetëbesim”.
PSG – “Ata kanë bërë një progres fantastik. Ata kanë disa prej lojtarëve më të mirë në botë. Futbollistë si bufon Bufon, Tiago Silva, Mbape Nejmar, këto emra mjaftojnë për të përshkruan se çfarë evolucioni kanë pësuar si klub”.
MUNGESAT E NEJMAR DHE MBAPE – “Çdo skuadër që nuk lojtarë si Nejmar dhe Kavani do ta ndjejë mungesën e tyre, por kjo gjë do t’u japë mundësi lojtarëve të rinj. Mund të them se kjo e bën akoma më të paparashikueshëm ndeshjen për ne”.
SISTEMI VAR NË CHAMPIONS – “VAR-i është pjesë e futbollit tani. Lojtarët po mësohen me të. Është një gjë e mirë për rastet e pastra. Më pëlqejnë dhe debatet që shoqërojnë vendimet e VAR-it ditën e nesërme”.
SHPEJTËSIA E MBAPE – “Është diçka e mnirë që mund të shikojmë lojtarët kundërshtarë nëpërmjet pamjeve filmike, por kur je në stadium ke një këndvështrim shumë më ndryshe. Nëse shihni PSG-në në stadium do të kuptoni se Mbape është i shpejtë si rrufe ”.
KONKURRENCA MIDIS SANÇEZ DHE MBAPE – “Ata janë dy lojtarë cilësorë që luajnë në shumë pozicione. Nuk është një luftë midis të dyve, janë shokë skuadra dhe të gjithë po punojmë së bashku që të kalojnë në fazën çerekfinale. Ndihem mirë që jam trajneri i tyre”, përfundoi trajneri i Mançester Junajtid.