Pasi janë mbyllur sfidat e sotme të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, janë mësuar 8 skuadrat çerekfinaliste të këtij kompeticioni. Kamza, Skënderbeu, Partizani, Luftëtari, Teuta, Kukësi, Tirana dhe Laçi kanë arritur të kualifikohen dhe të vazhdojnë ecurinë e tyre në Kupë.
Në bazë të formulës së përcaktuar që në fillim të sezonit nga FSHF, ndeshjet çerekfinale kanë qenë të paracaktuara. Kamza do të presë Skënderbeun, Partizani do të përballet me Luftëtarit, Teuta luan kartat përballë Kukësit si dhe Laçi udhëton në Tiranë.
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në 13 Mars, ndërsa ato të kthimit dy javë më pas, më 27 Mars 2019.
Kamza-Skënderbeu 13.03.2019
Partizani-Luftëtari 13.03.2019
Teuta-Kukësi 13.03.2019
Tirana-Laçi 13.03.2019