VIDEO | “Aspirinat” trullosin Bajernin, Dortmundi shkon në +7

Bajer Leverkuzen ka ndalur ritmin e shkëlqyer prej shtatë fitoresh radhazi të Bajernit të Mynihut. “Aspirinat” mundën me rezultatin 3 –  1 kampionët  në fuqi të Bundesligës. Bavarezët shënuan të parët, por gjatë pjesës së dytë vendasit përmbysën rezultatin falë golave të Beili, Foland dhe Alario.

Borusia e Dortmundit nuk mundi të shfrytëzonte në maksimum hapin fals të Bajernit. Verdhezinjtë u ndalën në transfertë ndaj Frankfurtit me rezultatin 1 – 1. Rojs shënoi i pari, ndësa për vendasit barazoi shifrat serbi Luka Joviç.

Me rezultatin 1 – 1 përfunduan dhe përballjet midis Hofenhajmit dhe Fortunës së Dyseldorfit e Nyrnbergut me Verder Bremenit. Volfsburg mundi në transfertë Hertën me rezultatin 0 – 1 dhe kap vendin e gjashtë.

Bajer Leverkuzen 3 – 1 Bajern Mynih
Shënues: Beili 53’, Foland 63’, Alario 87’ / Gorecka 41’

Ajntraht Frankfurt 1 – 1 Borusia Dortmund
Shënues: Joviç 36’ / Rojs 22’

Herta Berlin 0 –  1 Volfsburg
Shënues: Veghorst 65’

Hofenhajm 1 – 1 Dyseldorf
Shënues: Kramariç 16’ (pen) / Henings 46’

Nyrnberg 1 – 1 Verder Bremen
Shënues: Ishak 87’ / Egeshtajn 64’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *