FOTO | Prenga mund të jetë i qetë, vjen edhe goleadori

Laçi do të ndeshet nesër në mesditë me skuadrën e Luftëtarit, në një takim që pritet me shumë interes në kampin bardhezi. Skuadra kurbinase ka pretendime këtë edicion, pasi synon zonën europiane. Me atë çka ekipi ka dhënë në dy fazat e para pretendimet janë mëse të drejta, por skuadra duhet të ruajë ritmin edhe në pjesën e mbetur të kampionatit.

Tekniku besnik Prenga ka bërë një punë mjaft të mirë, si me skuadrën gjatë fazës përgatitore, ashtu dhe në merkato, pasi e ka përforcuar ekipin me lojtarë që pritet që të bëjnë diferencën. Edhe pse ishte bërë e ditur prej ditësh, Malik Mane vetëm ditën e sotme është bashkuar me skuadrën e Laçit.

Siç shihet dhe në foto, sulmuesi i cili është aktivizuar në Azerbajxhan është vënë në urdhrat e Prengës. Me shumë mundësi do të jetë pjesë e skuadrës në takimin me gjirokastritët, madje nuk do të jetë aspak çudi nëse e nis ndeshjen që nga minuta e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online