Bulku: Tirana asnjëherë e rrezikuar, ja “arma” e Partizanit

Sokol Bulku k aprovuar të luajë me Tiranën dhe Partizanin, ndërkohë që me futbollin e luajtur e ka mbyllur prej kohësh. Tanimë bën trajnerin dhe kryesisht është i fokusuar me moshat, në pritje të një ofertë për të kaluar edhe në ekipet e së Parës apo në Superiore.

Bulku ka dhënë një intervistë për “ABC Neës” dhe flet për Partizanin kryesues, Kukësin që e ndjek dhe sigurisht për Tiranën. “Unë mendoj që Partizani i këtij viti është shumë i matur dhe shumë racional. Ashtu siç e ndërtoi skuadrën në verë pa bujë me ato lojtarë që kishte, me afrimin e trajnerit Gega kishte njëlloj finese, që nuk merren me mediat por me veten e vet. Rezultatet janë minimale, por ato e kanë të qartë qëllimin: duan të shkojnë patjetër drejt titullit kampion”, thotë fillimisht Bulku.

Më tej ai analizon edhe ekipin e Cungut: “Kukësi ka afruar dy lojtarët më të mirë të Superligës, por ato duan kohë që të përshtaten me ekipin dhe të japin më të mirën dhe koha nuk pret. Partizani ka zgjedhur strategjinë e duhur”.

TIRANA – “Ngërçin psikologjik që ishte karshi rezultateve Tirana po e superon. E nisi keq, pasi pati projekt me një trajner tjetër. Unë mendoj se nuk ka qenë asnjëherë e rrezikuar. Në çdo shtëpi ka probleme dhe halle dhe drejtuesi mban përgjegjësinë. Atëherë Tirana boshtin e kishte të qëndrueshëm për 3-4 vjet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *