Arsenali dhe PSG, janë dy nga ekipet më të përfolura në këto ditë të fundit të merkatos, ku mjafton të përmendim dy emra. Mesut Ozil në krahun e “topçinjve” dhe Adrien Rabiot në krahun e parizienëve, kanë qenë emrat më të përfolur, pasi të dy lojtarët janë thuajse të larguar nga ekipet e tyre.
Kështu, sipas mediave në Angli, londinezët e Arsenalit, kanë menduar t’i ofrojnë francezëve një shkëmbim kokë më kokë. Mesut Ozil të kalojë në kryeqytetin francez, ndërsa Adrien Rabiot të drejtohet për në Londër.
Tashmë pritet të shqyrtohet kjo ofertë nga ana e drejtuesve të PSG-së, ku propozimi i Arsenalit, mund t’i bindë, pasi Rabiot është thuajse i larguar dhe përfitimet do të jenë minimale në rast se shitet, pasi kontrata e mesfushorit përfundon në fund të këtij sezoni. Ndoshta PSG mund të bindet dhe kjo do të ishte padyshim lëvizja më e bujshme e kësaj merkatoje.