“Tirona ka nevojë më shumë se kurrë për ne”, Fanatics bashkohen me skuadrën

Skuadra e Tiranës po kalon një tjetër sezon të vështirë në Superiore dhe në pjesën dërrmuese të këtij edicioni futbollistik, kanë qenë të ndarë me tifozët e tyre, sidomos me ultrasit “Fanatics”, që shpeshherë kanë dalë kundër klubit të tyre: Me bojkotim ndeshjes, me banderola ironizuese dhe me shfryrje në rrjetet sociale.

Megjithatë, tre fitoret radhazi të Tiranës kanë rritur optimizmin te bardheblutë dhe të besuarit e Memës duken të rilindur. Forma e mirë e skuadrës kryeqytetase duket se ka bashkuar edhe tifozët, të cilët priten të jenë edhe më të shumtë në stadiume.

Tirana do të luajë në “Selman Stermasi” të premten përballë Teutës dhe me anë të një njoftimi në faqen e tyre në “Facebook”, ‘Tirona Fanatics’ kanë konfirmuar prezencën e tyre, si dhe i kanë bërë thirrje të gjithë tifozëve që të bashkohen në shkallët e stadiumit.

Të premten në orën 18:00 Tirona luan sërisht në Kryeqytet e Fanatics sërisht do të jenë prezent në D2. Shkojmë të gjithë bashkë për ekipin, fanellën, historinë e Tironës. Tirona ka nevojë sot më shumë se kurrë për të vetmen gjë me vlerë që i ka ngelur, Tifozët e saj…

VETËM PËR EMRIN E MODH TË TIRONËS!

Të Premten…

#MeFanatics
#PërTironën

Thirrja e “Tirona Fanatics”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *