Largimi i Kristof Piatek nga Xhenoa është vetëm çështje orësh. Sulmuesi polak ka shënuar më shumë se gjysmën e golave të klubit ligur, me 13 finalizimet e tij dhe mungesa e tij do të ndihet shumë në repartin e sulmit.
Megjithatë me anë të 35 milionë eurove që do të përfitohen nga shitja e 23-vjeçarit, në klub priten të vijnë dy përforocime të bujshme. Sipas “Sky Sports”, presidenti i Xhenoas Enriko Preciozi po përpiqet t’i sigurojë trajnerit Çezare Prandeli shërbimet e kroatit Marko Pjaca dhe paraguaianit Antonio Sanabia.
Pjaca ka luajtur në pjesën e parë të sezonit te Fiorentina, ku nuk përmbushi pritshmëritë e klubit vjollcë. Ndërkohë, Sanabria është prej disa vitesh pjesë e Betisit në Spanjë, por këtë vit, sulmuesi nuk ka pasur shumë minuta dhe një rikthim në Itali, është i mirëpritur nga lojtari.