Lika pas miqësore kundër Laçit: I kënaqur, Vllaznia do kompletohet

Vllaznia luajti sot një miqësore me Laçin, me të dyja skuadrat që u ndanë me barazimin 0-0. Pas takimit, trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika foli për “Sport Ekspres”, ku u shpreh se paraqitja e skuadrës së tij ishte e mirë dhe se ishte i kënaqur me atë që pa në fushën e lojës.

Në fjalën e tij, Lika u shpreh: “Ishte miqësorja e parë në këtë fillimviti, e duke qenë se luajtëm me Laçin, një nga skuadrat më të mira të Kategorisë Superiore, jam i kënaqur me skuadrën.

Pjesa e parë ishte më e fortë, pasi u aktivizuan lojtarët titullarë, ndërsa zëvendësimet në pjesën e dytë më bindën. Por kemi nevojë edhe për përforcime në çdo repart dhe deri me 2 shkurt që do të nisë kampionati, besoj se Vllaznia do të jetë e gatshme dhe e kompletuar”,- përfundoi Lika.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *