De Laurentis nuk kursehet, 20 milionë euro për të siguruar blerjen e parë

Napoli kryen goditjen e parë për merkaton e janarit. Siç raportohet nga prestigjiozja italiane “Gazzeta dello sport”, të kaltrit kanë siguruar shërbimet e talentit Kristian Kuame. Aurelio De Laurentis do të derdhë në arkat e Xhenoas, plot 20 milionë euro.

21-vjeçari do të transferohet në fund të këtij sezoni në “San Paolo”, teksa deri në atë kohë do të jetë i huazuar te Xhenoa. Prezantimi i lojtarit nga Bregu i Fildishtë, thuhet se do të bëhet ditën e mërkurë. Te Napoli, Kuame do të përfitojë 500 mijë euro në sezon.

Sulmuesi afrikan, spikati me fanellën e Citadelës në Serinë B, ku verën e këtij viti u ble nga Xhenoa për shumën e 5 milionë eurove. Kuame u përshtat gati në mënyrë perfekte dhe me elitën e futbolli italian, ku ka krijuar një dyshe sulmi të frikshme, së bashku me Piatek. Tashmë, aventura e talentit do të vijojë në një nivel akoma më të lartë, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *