De Biasi bën merkato pa ekip: Ja kë do të dëshiroja në skuadrën time

0

Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biasi ishte shumë pranë pankinës së Palermos sezonin e shkuar dhe prej më shumë se 2 vitesh tashmë, po lidhet ngushtë me një kalim te ndonjë skuadër italiane.

Ekipi më i përfolur ishte Palermo, që dëshironte me ngulm shërbimet e strategut italian. De Biasi u shpreh shumë i ngazëllyer me faktin që shumë skuadra e kërkojnë dhe për “Corriere Della Sport”, dha një intervistë të gjatë, ku foli për të ardhmen e tij, si dhe për lojtarët që do të dëshironte të drejtonte.

“Po pres të drejtoj një skuadër në Itali. Trajneri që më ka impresionuar më shumë është Korini. Ka bërë një punë fantastike të Breshia.

Shumë shpejt do të drejtoj një skuadër, por për momentin, po pres ofertën e duhur. Kam gati projektin dhe disa lojtarë që mund të marr për shuma të vogla.

Më pëlqen shumë Medran Del Rajo, është një lojtar fantastik dhe ndër më të mirët në Spanjë me skuadrën e Rajo Vahekanos. Nuk do të kushtonte shumë para dhe do të ishte i pari në listën time.

Xhorxh Pushkas është një lojtar tjetër që më ka impresionuar. Vetëm 22-vjeç, por një sulmues shumë i fortë dhe i saktë. Këto dy lojtarë po i ndjek prej kohësh dhe do të ishin lojtarët e duhur për projektin tim”,- u shpreh De Biasi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.