Frenk Riberi është lojtari më në formë i Bajernit të Mynihut gjatë këtyre javëve të fundit. Shifrat flasin vetë. Francezi ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit, duke qenë një terror i vërtetë për mbrojtjen e kundërshtarëve.
Pak javë më parë sulmuesi 35-vjeçar tha në një intervistë për mediet gjermane se nuk e konsideronte të pamundur rinovimin e kontratës me kampionët e Gjermanisë pavarësisht moshës se ka shumë vite mbi supe.
Por, drejtuesit e Bajernit nuk ndajnë këtë mendim me lojtarin. Sipas gazetës gjermane “BILD”, pavarësisht ecurisë së lojtarit gjatë këtij sezoni, në fund do të ketë shtrëngim duarsh dhe një ceremoni speciale lamtumire, për një lojtar që në dhjetë vite u kthye në një legjendë për ekipin bavarez.