KATEGORIA E DYTË | Vjen humbja e parë për Tërbunin, “ngec” Shkumbini
Java e 12-të ka rezervuar jo pak surpriza në grupin A, ku dy ekipet e kreut, Tërbuni dhe Luzi 2008 kanë pësuar humbje. Pukjanët janë mundur për herë të parë në këtë sezon në përballjen ndaj Vllaznisë B me rezultatin 2-1, ndërsa skuadra e Luzit u mposht nga “mysafirët” e Spartakut po me të njëjtin rezultat si Tërbuni.
Kjo bën që kreu i tabelës të ngjishet jashtëzakonisht, sepse tashmë garës për kreun i është bashkuar edhe Spartaku i Tiranës.
Në Grupin A, Shkumbini është ndalur nga Albpetroli. Ndeshja e zhvilluar në Peqin mbaroi me rrjeta të paprekura dhe nga ky rezultat kanë përfituar Maliqi dhe Devolli. Këta të fundit mundën me rezultatin e thellë 8-0 Gramozin, ndërsa Maliqi fitoi ndaj sarandjotëve të Butrintit me shifrat 5-3.
Me fitoret e sotme dy skuadrat juglindore ndajnë kreun e Grupit A me 28 pikë, dy më shumë se Shkumbini i vendit të tretë, ndërsa Albpetroli duket ende larg.