VIDEO | Centimetrat nuk janë problem për Kaçen, mesfushori shënon me kokë

0

Ergys Kaçe vijon që të befasojë me paraqitjet e tij në Greqi. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen mes OFI Kretës dhe Panathinaikosit.

E verçanta qëndron se Kaçe nuk është se shquhet si një lojtar i fortë në luftën në ajër, megjithatë sot ka realizuar pas një goditje të bukur me kokë. Edhe pse centimetrat i mungojnë, mesfushori e ka shfrytëzuar maksimalisht një harkim nga e majta, duke vënë ekuilibrin, edhe pse kundërshtari shënoi sërish 4 minuta më vonë.

Kaçe e gjeti për të tretën herë këtë edicion rrugën e rrjetës. 25-vjeçari ka zhvilluar 9 ndeshje me skuadrën e Panathinaiokosit, por vetëm 6 prej tyre nga minuta e parë.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.