Luka Modriç u shpall fituesi i “Topit të Artë” në këtë vit. Një vendim i tillë u mirëprit nga shumë tifozë, ka dhe të tjerë që mendojnë ndryshe, por është dhe dikush, i cili nuk bën pjesë në asnjëren palë: Zllatan Ibrahimoviç.
Gjiganti suedez ka dhënë një përgjigje të shkurtër për “Fox Sports Asia” dhe diçka e tillë do të shkaktojë polemika. Sulmuesi i Los Anxhelos Galaksi ka bërë të qartë ndikimin e fortë të Realit të Madridit në çmimin prestigjioz.
“Tani e kemi të qartë që ka qenë Florentino Perez ai, i cili ka rivalizuar me Leo Mesin për ‘Topin e Artë’, jo Kristiano Ronaldo”, komenton Ibrahimoviç, i cili nuk nguron t’i qiajë si vendime “politike” dhe 5 “Topat e Artë” të fituar nga Kristiano Ronaldo, po aq sa ka dhe Leo Mesi.
Mes të dyve nuk ka patur kurrë simpati, por Ibra nuk ka as për Luka Modriç. As kroati dhe as portugezi i Juves nuk ishin pjesë e formacionit më të mirë të suedezit, i cili me shumë siguri mendon që “Topin e Artë” duhet t’ia jepnin vetëm dikujt: Zllatanit…