Takimi i dytë i finalen se kupës Libertadores me shumë gjasa do të luhet në “Santiago Bernabeu”. Mediet në Argjentinë kanë zbuluar vendimin e “CONMEBOL” dhe nga momenti në moment pritet që ky vendim të marrë formë zyrtare. Por, ky vendim nuk ka kaluar pa polemika të shumta. Diego Armando Maradona ka qenë ndër të shumtët persona që janë shprehur kundër këtij vendimi.
“Nuk e kuptoj me çfarë logjike e kanë marrë vendimin për të luajtur finalen në Madrid. Çfarë dreqin duhet të bëjë një tifoz nëse fëmijët e tij kërkojnë ta shikojnë këtë ndeshje. Kosto e biletave të avionit është e papërballueshme, të mos flasim më për gjërat e tjera. Për atë zot, të merren disa masa sigurie dhe le të luhet ndeshja në Velez në një nga qytetet e shumta të Argjentinës”, tha legjenda e argjentinase.
Futbollisti brazilian Dani Alvesh ka qenë një ndër figurat e shumta të sportit që kanë kundërshtuar vendimin e “CONMEBOL” për të luajtur takimin e finales në Madrid. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Alvesh shprehu qartazi pikëpamjet e tij mbi këtë çështje.
“Për mua, zhvillimi i Boka – River jashtë Amerikës së Jugut, është turpi më i madh që kam parë dhe do të shoh ndonjëherë si një futbollist. Për të mirën e futbollit shpresoj që kjo ndeshje të mos luhet në Madrid, në respekt të të gjithë atyre tifozëve që nuk kanë të bëjnë fare me atë incident që i ndodhi autobusit të Bokës”, shkroi Alvesh.