“Nëse shënon Riberi, kafshoj fshesën”, hakmerret bavarezi!

0

Fitorja e thellë me rezultatin 5-1 kundër Benfikës ka rikthyer qetësinë te Bajerni i Mynihut. Bavarezët reaguan në Champions, ndërsa trepikëshi i kualifikoi më tej. Niko Kovaç mund të qëndrojë i qetë për momentin, por tashmë fillon detyra e afrimit me Dortmundin në kampionat. Diferenca ka shkuar në 9 pikë, ndërkohë që Bajerni renditet në vendin e pestë.

Frenk Riberi shënoi golin e pestë të ndeshjes, duke u rikthyer te kënaqësia e të shënuarit pas 241 ditësh. Një tifoz e kishte thumbuar lojtarin e krahut për thatësinë dhe paraqitjet jo fort pozitive në këtë sezon. “Nëse shënon do të kafshoj fshesën”, kishte komentuar tifozi në rrjetet sociale.

35-vjeçari ka shënuar dhe ka vendosur të “hakmerret”. “Të bëftë mirë”, ka replikuar Riberi, i cili është treguar burrë dhe e ka mbajtur fjalën. Ai ka publikuar 3 foto, duke ngrënë një fetë buke me fije të ndonjë fshese sipër saj. “Sigurisht që nuk është aspak e mirë”, ka shtuar tifozi kritik.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.