Interi do të presë të shtunën në “San Siro” Frozinonen e vendit të parafundit. Fitorja është detyrim për zikaltrit, por kjo ndeshje vjen me disa problematika për trajnerin Spaleti, i cili s’do të ketë të gatshëm të paktën tre lojtarë për takimin e fundjavës.
Dy mbrojtësit e krahut Vërsajlko dhe Dalbert kanë pësuar dëmtime në muskuj dhe s’do të jenë në dispozicion të trajnerit toskan. Mungesa e tretë për zikaltrit do të jetë mesfushori kroat Marcelo Brozoviç, i cili plotësoi numrin e kartonëve të verdhë gjatë takimit të fundit ndaj Atalantës.
Mbas ndeshjes së të shtunës, Interi do të bëhet gati për transfertën e “ferrit” në Londër ndaj Totenhemit, takim që do të zhvillohet ditën e mërkurë. Një barazim në “Wembley” do t’a bënte kualifikimin në fazën tjetër të Champions-it një mision thuajse të kryer.