VIDEO | Rikthehet Fidan Aliti, çfarë pritje te Skënderbeu!
Fidan Aliti ka dhënë kontributin e tij që Kosova të zinte vendin e parë në grup në Nations League. Mbrojtësi i Skënderbeu i ka luajtur të gjashtë ndeshjet në grup, madje të plota. E fundit ishte ajo me Azerbajxhanin në Prishtinë.
Tanimë mbrojtësi i korçarëve është kthyer në Shqipëri dhe i është bashkuar skuadrës. Shokët e tij e kanë pritur me duartrokitje Alitin, të cilin e kanë uruar për arritjen që Kosova bëri. Vetë klubi korçar ka postuar një video nga pritja që i është bërë mbrojtësit.
? | Fidan Aliti bashkohet sot me ekipin në Tropikal Resort pas suksesit në Nations League. ?Urime Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova!
Gepostet von KF Skënderbeu am Donnerstag, 22. November 2018