Bajernit i Mynihut ka konfirmuar ditën e sotme gradën e dëmtimit të mesfushorit spanjoll Tiago Alkantara. Futbollisti 27-vjeçar ka pësuar një këputje të ligamenteve në kyçin e këmbës pas një ndërhyrje të ashpër nga një lojtar i Rëding Hauzenit, dëmtim ky që do ta lërë të paktën gjashtë javë larg fushave të blerta.
Deri më tani Tiago ka qenë ndër lojtarët e preferuar të Niko Kovaç, që e ka aktivizuar 14 herë në 15 ndeshjet ku spanjolli është grumbulluar me kampionët e Gjermanisë. Në mungesë të Tiagos, teknikut kroat do i duhet t’i besojë më shumë minuta gjermanit Leon Gorecka dhe portugezit Renato Sançez.
Diagnose: @Thiago6 erleidet Bänderriss. ?
Schnelle Genesung, Thiago! #Comebackstronger #MiaSanMIa https://t.co/KO48DrFxvG— FC Bayern München (@FCBayern) October 31, 2018