Irlanda nuk mundi të hakmerrej ndaj Danimarkës për skualifikimin që këta të fundit i bënë atyre në ndeshjen e “Play-Off” e “Rusi 2018”, ku danezët i shpërfytyruan në mes të Dublinit me një fitore të thellë me shifrat 5-1.
Ditën e shtunë dy kombëtaret u përballën sërish, kësaj herë në kuadër të turneut “Nations League”, ndeshja përfundoi në barazim pa gola me danezët, që kontrollin e topit, por nuk arritën të krijonin shumë raste, ndikim në këtë gjë mund të ketë pasur dhe mungesa për shkak të dëmtimi e yllit të ekipit Kristian Eriksen.
SECOND HALF: Rep Ireland 0-0 Denmark
We're back underway in Dublin and the two sides are level, but will Jeff Hendrick live to rue this missed chance?
Watch the UEFA Nations League live on Sky Sports: https://t.co/M74feONrkM pic.twitter.com/UlPCrAH5gJ
— Sky Sports Football (@SkyFootball) October 13, 2018
Por, një episod mjaft interesant i këtij takimi ishte ai i minutës së pestë, ku lojtarët e Danimarkës ngadalësuar lojën pas thirrjeve të lojtarëve të Irlandës për të çuar topi jashtë pas dëmtimit të mesfushorit Herri Arter. Nga kjo situatë përfiton Xhef Hendrik, i cili i rrëmben topit Dilenejt dhe vrapon i vetëm drejt portës së Shmajkëll, fatmirësisht Hendrik gaboi në mënyrë të pabesueshme duke e çuar topin jashtë. Por, nervat e danezëve në atë moment kishin kapur kulmin dhe të gjithë lojtarët iu vërsulën lojtarit “anti fair-play”, i cili u justifikua me faktin që nuk e kishte parë kolegun e tij të dëmtuar, por pamjet filmike e vërtetojnë qartë që gjithçka ka qenë një dredhi e turpshme.