Dy klube tentuan t’ia “vidhnin”, Kastrioti-Salah histori e mbyllur

Gjatë verës spikati dhe Kastrioti nxitoi të nënshkruante me të. Krutanët ishin edhe në një presion në njëfarë mënyre. Aleksandros Abdel Rahim, greko-sudanezi të cilit menjëherë i nofkën “Salah”, tërhoqi vëmendjen e dy klubeve të tjera.

Fillimisht zbriti në fushë në një miqësore kundër Laçit dhe kurbinasit e pëlqyen atë. Më pas spikati kundër Kukësit. Gjithashtu edhe verilindorët deshën ta bënin tyrin Rahim. Kastrioti nuk vonoi dhe pas miqësores më Kukësin nënshkroi për dy vite.

Të gjithë prisnin shumë nga 25-vjeçari, por tanimë ai nuk do të jetë më pjesë e Kastriotit. Në dy ndeshjet e fundit nuk ka qenë i grumbulluar, ndërkohë që vetë trajneri Plori pas humbjes me Kamzën pranoi problemet që klubi kishte me lojtarin.

I lindur në Greqi, Rahim ka pritur një jetë të njëjtë edhe në Shqipëri. Por Kruja, një qytet i vogël, nuk ta ofron diçka të tillë. Kërkesat e lojtarit për shtëpi në kryeqytet, transport e të tjera gjëra, bënë që mes tij dhe klubit të kishte një “çarje”.

Rahim nuk e vlerësoi faktin se Kastrioti mund të ishte një trampolinë për të, pasi në të shkuarën maksimumi ka luajtur në kategorinë e tretë në Greqi. Cilësitë i kishte dhe minimalisht mund të merrte një kontratë tjetër më të mirë në Shqipëri. Nuk duroi dhe iku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *