Murinjo dhe penalltia e Xhons: E dija që do e humbiste

Mançester Junajtid u eliminua mbrëmë nga Carabao Cup, pasi lojtarët e Derbi u treguan më të saktë në ekzekutimin e 11-metërshave. Koha e rregullt e lojës u mbyll në barazim 2-2 dhe ishte Felaini ai i cili mbajti në lojë shokët e skuadrës.

Gjithsesi më pas nga pika e bardhë u vendos kush kalon më tej dhe Zhoze Murinjo u shfaq i zhgënjyer, për faktin se ekipi i tij i kishte pasur mundësitë për të shënuar dhe mbyllur takimin që në pjesën e parë.

“Kemi pasur situata të mira për ta vrarë takimin. Ju e dini se çfarë ndodh kur nuk shënon atëherë kur e ke mundësinë. Nuk e vramë ndeshjen dhe vetëm pas barazimit të tyre reaguam, gjë që nuk më pëlqen. Pas kartonit të kuq ishim në vështirësi. Edhe pse me një lojtar më pak, reaguam për shkak të krenarisë, ishte reaksion i një grupi që nuk donte të humbte ndeshjen dhe që provoi deri në sekondën e fundit”, është shprehur Murinjo për Sky Sport.

Portugezi më pas zbuloi frikën e tij, teksa shprehet se e dinte që po të gjuheshin penallti dhe po t’i vinte radha Xhons, atëherë do të kishin probleme. Ashtu ndodhi në fakt, pasi mbrojtësi nuk shënoi.

“Penalltitë? Kur penalltitë vijnë, dikush do ta humbasë. Kur e pashë që po shkonte pas penalltisë së gjashtë, të shtatë, e dija që do ishim në telashe me Xhons dhe Erik Bajli”, u shpreh Murinjo në mbyllje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online