Gjatë ditëve të fundit në qendrën stërvitore të Bajernit u kryen disa teste fizike për të analizuar në mënyrë shkencore gjendjen e futbollistëve të skuadrës nga Bavaria. Rezultatet kanë qenë befasuese, pasi në testet e rezistencës dhe fuqisë në gjashtëshen e kreut ishin emrat e dy sulmuesve në moshë, Frenk Riberi Arjen Roben.
Kreu i departamenti të fitnesit te Bajerni, Dr. Holger Broish foli me superlativa për dy lojtarët duke deklaruar: Arjeni dhe Frenku nuk kanë thuajse as një gram yndyrë në trupin e tyre, stërviten siç duhet dhe janë një model për pjesën tjetër të skuadrës.
Vetë dy lojtarët u shprehën në një prononcim për “SportBild” se për momentin ata nuk po e ndjejnë peshën e viteve. “Ndihem 27-vjeç, megjithëse në prill do të mbush 36”, u shpreh francezi Riberi, ndërsa kolegu i tij holandez tha: Nuk e di për sa do të zgjasë, por ndihem në formë të shkëlqyer edhe pse jam 34-vjeç.