Champions League, trofeu më prestigjioz i futbollit europian mund të pësojë një ndryshim drastik. Bëhet fjalë për vendin e zhvillimit të finales së kompeticionit. Ditën e djeshme një drejtues i një prej kompanive më të mëdha mediatike në Spanjë “Mediapro”, zbuloi se drejtuesit te UEFA-s janë shumë pranë marrëveshjes me një kompani amerikane për organizimin e finalen në Nju Jork.
Sipas lajmit të publikuar nga mediet spanjolle, marrëveshja midis kompanisë amerikane dhe organit drejtues të futbollit europian do të hyjë në fuqi në vitin 2021. Ky vendim ka sjellë shumë pakënaqësi për tifozët e shumë skuadrave, pasi përveç kostos së shtuar financiare dhe kohës së gjatë të udhëtimit, atyre i shtohet edhe një pengesë siç janë burokracitë e pafundme për një vizë amerikane.
Në pamje të parë është një vendim krejtësisht absurd, por është një vendim që fare lehtë mund të gjejë akordin nga të gjitha klubet, pasi oferta financiare e kompanisë amerikan është marramendëse.