Pushim dhe sherr, lojtarët e Anglisë i lajnë vetë hesapet

0

Zakonisht pushimi i ndeshjes shërben për pak çlodhje, qartësim idesh dhe hartim të ndonjë plani të ri nëse gjërat ecin keq. Në përgjithësi është trajneri protagonist, por ka raste kur lojtarët bëjnë gjithçka vetë.

Kështu ndodhi gjatë miqësores mes Anglisë e Zvicrës, fituar 1-0 nga Tre Luanët, me gol të Rashford në pjesën e dytë.

Anglia luajti një pjesë të parë mediokre, duke mos bere asgjë në fushë, ndërsa Zvicra zbavitej, edhe pse nuk shënoi, me Shaqirin që goditi shtyllën.

Mund të ishte humbja e katërt rresht për Anglinë, nuk ka ndodhur kurrë në histori, ndaj në pushim nervozizmi në ekip ishte maksimal dhe në dhomat e zhveshjes plasi sherri, raportojnë mediat angleze.

Trajneri Gareth Sauthgejt nuk shkoi menjëherë të fliste në lojtarët, duke i lënë pak minuta të diskutonin mes tyre dhe në ambientet e brendshme të stadiumit u degjua një debat me shumë lojtarë që ngrinin zërin dhe kërkonin llogari. Me pas shkoi edhe Sauthgejt, i cili gjithashtu i mblodhi rripat ekipit, që në pjesën e dytë reagoi dhe të paktën arriti një fitore morali.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.