“Goleadori” Ramos, kapiteni i Realit barazon rekordin e frikshëm të Mesit

Serxho Ramos është një mbrojtës, i cili ka një marrëdhënie shumë të mirë me golin. Kapiteni i “Los Blancos” njihet për aftësitë e tij të shkëlqyera në duelet ajrore, ku ka shënuar me dhjetra herë nga harkimet në zonën kundërshtare.

Ditën e djeshme erdhi një tjetër gol nga 32-vjeçari. Kësaj radhe me një penallti “panenka” që barazoi rezultatin në transfertën kundër Zhironës. Goli i djeshëm vlen shumë dhe për librat e rekordeve, pasi falë tij Ramos barazoi rekordin Leo Mesin, duke shënuar për të 15-in sezon radhazi.

Edhe pse thjeshtë një qendërmbrojtës, Ramos renditet i 13-ti në listën e golashënuesve aktiv të La Ligas me 56 gola, shifër kjo që ka një diferencë prej 21 golash nga mbrojtësi më i afërt. Në një intervistë për mediet angleze shoku i tij i ngushtë dhe kolegu i ekipit, Lukas Vazkes, deklaroi: “Ramos është personi me vetëbesimin më të madh që unë kam parë ndonjëherë, jam i bindur se nëse do fillonte të luante në majën e sulmit 20 gola në sezon s’do të ishin të paarritshëm për të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *