Karl-Hainc Rumenige nuk i fshehur ndonjëherë pikëpamjet e tij mbi paratë e sheikëvë që turbullojnë tregun e transfertave në kontinentin europian. Në një dalje të fundit shefi i klubit bavarez ka komplimentuar kolegun e tij Florentino Perez për menaxhimin e shkëlqyer të skuadrës se Real Madridit si dhe ka lëshuar disa thumbime drejt shpenzimeve kolosale të PSG-së dhe Mançester Sitit.
“PSG-ja dhe Mançester Siti kanë vite që e prishin tregun e transferimeve me shpenzimet e tyre pa limit. Real Madridi ka vite që nuk e bën këtë gjë. Ata janë treguar shumë të matur në shpenzime duke pasur bilance financiare të shkëlqyera. Ata janë provë e gjallë se për të fituar Champions-in nuk është nevojë të bësh çmenduri financiare krejtësisht të palogjikshme. Ne kemi të njëjtën filozofi si ata. Besoj se shpejti edhe ne do të triumfojmë sërish në Champions”, tha Rumenige.
Drejtuesi gjerman u ndal dhe te çështja e qendërmbrojtësit Zherom Boateng, por ai mbajti të njëjtin qëndrim duke thënë se e kuptojnë dëshirën e lojtarit për të provuar një eksperiencë të re, por largimi i tij mund të vijë vetëm në rast të një ofertë serioze, pra nuk do ketë “skonto speciale” si në rastin e Bastian Shvajnshtajger ose Toni Kros disa vite më parë.