40 milionë euro për Barçën, braziliani prezantohet në Rusi

Futbollisti brazilian Malkom është zyrtarizuar si blerja më e fundit e Zenitit. Kampionët e Rusisë kanë derdhur plot 40 milionë euro në arkat e Barcelonës për të bërë të tyrin 22-vjeçarin. Kontrata e Malkon me “gjigantin” rus është e vlefshme për pesë sezonet e ardhshme.

Eksperienca e brazilianit te Barcelona ka rezultuar tepër zhgënjyese. Malkom është aktivizuar më së shumti si zëvendësues duke marrë vetëm 610 minuta në total gjatë sezonit të kaluar të kampionatit spanjoll, ku shënoi vetëm një gol.

Malkom pati oferta dhe nga dy klube angleze, por në fund zgjedhja e tij ishin kampionët e Rusisë, ku do të jetë blerja rekord në historinë e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online