Borusia Dortmund po finalizon shitjet e Andre Shyrrle dhe Maksimilian Filip. Dy futbollistët gjermanë kërkohen nga Dinamo e Moskës.
Klubi rus ka pësuar një ringjallje misterioze dhe po inteston shuma të mëdha për t’u rikthyer në elitën e futbollit rus më shumë se një dekade në medikritet dhe në vite të caktuara pranë falimentimit.
Drejtuesit e Dinamos kanë ofruar 40 milionë euro për dy lojtarët, shifër kjo që ka bindur palën gjermane.