Largimi i Milinkoviç-Saviç, edhe Inzagi i dorëzuar

Simone Inzagi, trajneri i Lacios, duket i dorëzuar sa i takon largimit të Milinkoviç-Saviç. Trajneri italian ka folur sot për mediat italiane, ku ka lënë të kuptohet se nuk ka asgjë në dorë sa i takon të ardhmes së mesfushorit serb, që me shumë gjasa do të prezantohet këto ditë si lojtari më i ri i Mançester Junajtid.

Inzagi tha: “Ju e dini që unë dua qëndrimin e Saviç te Lacio, por duket shumë e vështirë. Sezonin e shkuar, ia dolëm që ta mbanim, por këtë vit kemi marrë shumë oferta të mira. Jemi në treg për të gjetur zëvendësuesin e tij, por nesë ndonjë kthesë e papritur ndodh, ai është i mirëpritur këtu.

Saviç është një luftëtar, do jetë e vështirë për të gjetur një lojtar si ai në mesin e fushës. Nuk e di çfarë rezervon e ardhmja për të dhe për ne si klub, por jam i bindur se do të jetë diçka e mirë për të dyja palët”, përfundoi trajneri lacial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online