4 sherre në 4 vite, Levandovski mban rekord te Bajerni

Shpesh thuhet se një skuadër është si një familje, mirëpo si në çdo familje nuk mund të mungojnë situatat e tensionuara dhe sherret. Një i tillë ndodhi në seancën e djeshme stërvitore të Bajernit të Mynihut, ku protagonistë ishin Kingsli Koman dhe Robert Levandovski.

Lojtarët nuk i kursyen grushtet ndaj njeri-tjetrit, por për fatin e tyre të mirë seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe mediet nuk patën mundësi të filmonin konfliktin fizik. Vetë trajneri Kovaç shpjegoi se palët janë pajtuar dhe sherri është diçka që i përket së shkuarës.

Mirëpo, ky nuk është sherri i parë ku ka qenë i përfshirë Levandovski. Ky është sherri i katërt në stërvitje i polakut, në vitin 2015 dhe 2016 ai u konfliktua me Zherom Boateng, ndërsa vitin e kaluar ai dhe Mats Humels u përfshinë një debat ku nuk munguan ofendimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *