Devolli: Skënderbeu një rival i organizuar, ja si mund të fitojmë

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli ka folur për “RTSH Sport” para takimit së fundjavës kundër Skënderbeut, një transfertë shumë e vështirë për ekipin krutan. Në fjalën e tij, numri një i stolit të Kastriotit tha:

Skënderbeu? E kemi vlerësuar dhe do ta vlerësojmë. Kemi kohë sot dhe nesër për ta përgatitur ndeshjen. Kemi probleme me dy lojtarë që duam t’i rikuperojmë me doemos, që të jemi të plotë. Nëse jemi të plotë dhe bëjmë lojën tonë, edhe këtë pengesë do e kalojmë me sukses.

Kundërshtari është një klub i organizuar, kanë lojtarë me cilësi brenda që kanë dalë kampionë. Por unë e thashë që duhet të bëjmë lojën tonë, të qarkullojmë topin, të shfrytëzojmë goditjet standarte. Me ndihmën e Zotit, shpresoj që të marrim maksiumim nga kjo transfertë”, përfundoi Devolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online