10 milionë për djalin e një legjende, Lila di çfarë bën!

Lila zhvilloi një sezon fantastik, teksa u renditën në vendin e dytë në Ligën e parë franceze pas kampionëve të PSG-së. Sezonin e ardhshëm, ata do të luajnë edhe në grupet e Champions League dhe kërkojnë të ndërtojnë një ekip dinjitoz.

Përgatitjet kanë nisur dhe goditja e parë duket se do të jetë e bujshme. Siç raportohet nga mediat franceze, Lila ka arritur marrëveshjen me PSG-në për blerjen e Timoti Ueah.

Talenti u aktivizua në Skoci me Celtic pjesën e dytë të sezonit që po lëmë pas, ku pati disa paraqitje mjaft të mira. Marrëveshja është arritur në bazë të 10 milionë eurove. Kujtojmë, Timoti është i biri i legjendës Xhorxh Ueah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online