10 fitore në 11 ndeshje, presidenca e klubit takohet me Solskjaer

Mançester Junajtid mposhti bindshëm Fulhemin 0-3 në fushën e këtyre të fundit, duke treguar dhe njëherë tjetër ecurinë fantastike që po kalojnë. Që nga ardhja e Ole Gunar Solskjaer në krye të pankinës së “Djajve të kuq”, ecuria ka qenë fantastike. Në 11 ndeshje si numri një i pankinës, Solskjaer ka marrë plot 10 fitore.

Kjo ecuri fantastike ka bërë që bordi drejtues të mendohet seriozisht për pozicionin e trajnerit norvegjez. Sapo ka mbaruar takimi kundër Fulhemit, zv. presidenti i Junajtid, Avram Glazer i ka kërkuar një takim privat trajnerit Solskjaer dhe me shumë gjasa, kanë diskutuar për të ardhmen e këtij të fundit.

Sipas mediave britanike, norvegjezi do të vazhdojë të jetë trajneri i “Djajve të kuq” edhe sezonin e ardhshëm dhe ka besimin e plotë të bordit drejtues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online