Reklamat e basteve, e pëson administratori i Kastriotit dhe kërcënohet delegati

Pasi ishin luajtur 5 ndeshje gjatë këtij viti, Policia e Shtetit ka hapur sytë dhe ka vënë re që ekipi i Kastriotit reklamonte një kompani bastesh. Madje, u desh që diçka të tillë ta reklamonte zëvendëskryeministri Erjon Braçe, i cili një ditë më parë edhe iu gëzua fitores së Partizanit kundër krutanëve.

Tashmë Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë, ku thuhet se administratori i Kastriotit, Gazmend Vogli është proceduar penalisht. Jo vetëm kaq, por në këtë “mesele” përfshihet edhe delegati i ndeshjes Partizani-Kastrioti, Lysien Nurishmi.

Në fakt sipas Policisë procedohet vëzhguesi, e pritshme kur nuk ia kanë idenë se kush është zyrtari më i lartë i një ndeshjeje. Me këtë logjikë të Policisë do të duhet të procedohen delegatët e të pesë ndeshjeve që ka luajtur Kastriotit gjatë këtij viti.

NJOFTIMI -Policia procedon penalisht administratorin e një ekipi futbolli të Superligës. Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë proceduan penalisht shtetasin G.V., 30 vjec, banues ne Krujë, administrator i një ekipi futbolli të Superligës.

Në datën 09.02.2019 në stadiumin “Selman Stermasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes së superligës është konstatuar se në fanellat e lojtarëve të ekipit që ky shtetas është administrator ka pasur logo reklamuese të një shoqërie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin nr.75/2018.

Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Futbollit prezent në këtë ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.

ÇFARË THOTË LIGJI – Procedimi i Gazmend Voglit, i cili në fakt nuk është as administratori i Kastriotit bëhet në bazë të ligjit nr75/2018. Nëse shikohet me vëmendje, sipas atij ligji nuk lejohen reklamat audovizive gjatë transmetimit të ndeshjeve ndërkombëtare e kombëtare. Gjithashtu thuhet se nuk lejohet publicieti në mediat e shkruara, në shtypin sportiv dhe në faqet sportive të mediave të tjera. Nuk përmendet askund që nuk i lejohet një klubi futbolli të reklamojë kompani bastesh. 138.com nuk është një kompani shqiptare bastesh, por aziatike. Madje nga vendi ynë nuk ka akses për të luajtur baste. Gjithsesi mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo çështje më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online