Tomori pushon para finales, Dule kërkon ndihmën e tifozëve

Ndeshja kundër Apolonisë ditën e diel në shtëpi është shumë e rëndësishme për skuadrën e Tomorit, e cila duke qenë se vjen pas një fitore shumë shpresëdhënëse një javë më parë në transfertë me Turbinën, e ka marrë shumë seriozisht këtë përballje ndaj skuadrës fierake.

Beratasit synojnë një fitore të mundshme, që do t’i mbante në lojë për t’u renditur në vendin e pestë në grupin B, që është edhe objektivi i mbetur i beratasve në tre javët e fundit të fazës së dytë.

Për këtë arsye, sfida ndaj fqinjëve të Apolonisë ka marrë rëndësinë e një takimi final, aq më shumë që në Berat janë njohur edhe me rezultatet e tri ndeshjeve  të së shtunës.

Ndërkaq, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen përpara ndeshjes me Apoloninë ka të bëjë me një risi në Berat, teksa skuadra është lënë pushim nga stafi teknik ditën e shtunë.

Trajneri Santiliano Dule ka dhënë një shpjegim, por dhe ka pasur edhe një mesazh për mbështetësit e skuadrës.

Ndeshja me Apoloninë konsiderohet nga ana jonë si një finale e parakohshme për vendin e pestë dhe në mënyrë që skuadra të jetë sa më e freskët fizikisht dhe sa më e qetë psikologjikisht, unë vendosa që të lë pushim futbollistët ditën e shtunë. Besoj se ditën e diel futbollistët do të zbresin gjithë energji por edhe me “uri” për të fituar. U bëj thirrje sportdashësve beratas që të na mbështesin me entuziazëm për të fituar këtë përballje, pasi skuadra premton fitoren, dhe se unë dua që një kontribut të madh të japin edhe mbështetësit tanë, pse jo dhe për të më respektuar dhe stimuluar mua dhe djemtë e mi”, ka deklaruar tekniku i beratasve Santiliano Dule.

EDI SPAHIU 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online