Zyrtare: Një bomber më pak, tërhiqet braziliani i Benfikës

Veterani 35-vjeçar i Benfikës, Jonas Oliveira i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike. Sulmuesi brazilian, i cili më parë ka qenë pjesë e ekipeve si Santos e Gremio në kampionatin brazilian, por edhe ekipeve europiane si Valencia e Benfika, numëron 586 ndeshje të luajtura, nga të cilat ka shënuar 297 gola.

I transferuar nga Valencia ne vitin 2014, sulmuesi i njohur ka qenë pjesë e portugezëve të Benfikës për plot 5 sezone radhazi. Ekip ky ku ka fituar edhe pjesën më të madhe të trofeve, të cilët janë jo pak, por plot 12 të tillë në karrierë. Gjithashtu, ai arriti të shpallej për dy sezone golashënuesi më i mirë i Premier Liges portugeze.

Përkatësisht në sezonet 2015-2016 dhe 2017-2018, Jonas numëron edhe 12 ndeshje të luajtura me kombëtaren e Brazilit, ku edhe ka shënuar 3 gola. Një karrierë e pasur dhe e gjatë kjo, por çdo gjë e ka një fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *