Zyrtare: Barça zgjat “martesën” me Valverden

0

Barcelona ka firmosur me trajnerin Ernesto Valverde një kontratë të re deri në sezonin 2019-20, duke shfrytëzuar klauzolën ekzistuese në kontratë për rinovim edhe për 1 vit.

Valverde e ka udhëhequr Barcelonën drejt fitimit të kampionatit dhe Copa del Rey në sezonin e tij të parë dhe në fund të këtij sezoni përfundonte kontratën, ndërkohë që kishte spekulime se Barça ishte e pakënaqur dhe po kërkonte trajner të ri.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit blaugrana kanë kaluar nga fjalët te faktet, duke rinovuar me trajnerin e vet.

Që prej ardhjes në drejtim, Valverde ka regjistruar shifra spektakolare, si pak trajnerë të tjerë. Në sezonin e tij të parë fitoi titullin dhe kupën dhe në sezonin aktual ka fituar edhe Superkupën.

“Në 96 ndeshje deri tani, ai ka fituar 65 e barazuar 22, duke humbur vetëm 9 herë. Sezonin e shkuar Valverde i shkoi shumë pranë rekordit të titullit kampion pa asnjë humbje, duke u mposhtur vetëm në fushën e Levantes në fund të kampionatit, ndërkohë që Barcelona shënoi në 37 ndeshje rresht në kampionat, para se të ndalej javën e shkuar në Bilbao.

“Në 96 ndeshjet me Valverde në drejtim, Barcelona ka shënuar 233 gola dhe ka pësuar vetëm 78, me 45 ndeshje të mbyllura pa pësuar gol. Mesi është shënuesi më i mirë i epokës Valverde, me 74 gola, ndjekur nga Luis Suarez me 47. Mesi ka dhënë gjithashtu më shumë asiste, ndërsa Luis Suarez është lojtari që ka luajtur më shumë minuta, 7.026, ndjekur nga Pike me 7024 dhe Ter Stegen me 7020. Lojtari me më shumë ndeshje është Ivan Rakitic, me 89 të tilla, ndjekur nga Sergio Buskets dhe Mesi (83), Luis Suarez (82) dhe Pique (81)”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.