Zof analizon momentin fantastik të Donarumës: Ja ç’ka ndryshuar tek ai

Dino Zof është një nga legjendat më të mëdha të futbollit italian. Ish-portieri legjendar i “axurrëve”, ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”, ku ka folur për  përmirësimin e admirueshëm të portierit të Milanit Xhanluixhi Donaruma.

“Është shumë e thjeshtë. Ai tashmë është një burrë. Ka mësuar si të jetë zot i jetës së tij, por edhe i ndeshjes. Tani pas një gabimi ai nuk e humb kontrollin. Para disa muajsh në të njëjtën situatë ai do të kishte humbur shumë vetëbesimm tani është ndryshe”.

“Në ndeshjen ndaj Romës, gaboi në një harkim në zonë, por e korrigjoi pak sekonda më vonë me një pritje fantastike. Ai nuk është më ai talenti me potencial të pamasë, por një profesionist që po tregon vlerat e tij ndeshje pas ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *