Zbulohet sekreti i Sitit, nuk është Pep Guardiola

Mançester Siti kryeson në Angli falë golaverazhit, ndërkohë që statistikat thonë se në kampionat “Qytetarët” nuk humbin asnjëherë kur Ajmerik Laport është në fushën e blertë. Ka ndodhur këtë sezon në dhjetë ndeshje, por edhe vjet në nëntë të tjera.

I blerë nga Athletik Bilbao për shumën e 65 milionë eurove, mbrojtësi 24-vjeçar po tregon një formë të mirë në Premier League. Këtë sezon, me Laport në fushë Siti ka fituar tetë ndeshje dhe ka barazuar dy të tjera. Skuadra angleze në këto takime është ndëshkuar vetëm tre herë.

Një vit më parë, në nëntë ndeshjet që mbrojtësi ka luajtur, Siti i ka fituar të gjitha ndeshjet. Sikurse shihet, statistikat me të në fushë janë të frikshme: 19 ndeshje, 17 fitore, 2 barazime dhe vetëm 8 gola të pësuar. Sekreti nuk qenka Guardiola…

Ndeshjet e Laporte në dy sezonet e fundit në Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *