Zbardhet vendimi i Tomorit: Protestojmë! Nuk udhëtojmë sot në Ballsh

0

Sot në orën 14:00, në kuadrin e javës së 17-të të Kategorisë së Parë, Grupi B, skuadra e Tomorit të Beratit duhet të luajë në Ballsh me Bylisin vendas. Por beratasit e bëjnë realitet vendimin e tyre për të mos luajtur në këtë ndeshje, dhe në faqen zyrtare të klubit ata kanë deklaruar zyrtarisht për këtë tërheqie nga gara e javës së 17-të.

“Futboll Klub Tomori, FKTProteston. Klubi jonë proteston vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe të atyre që kurdisën dënimin tonë. Skuadra e Tomorit nuk do të paraqitet sot në Ballsh. Forca FKT, Tomori Proteston”, kështu shkruhet në rrjetin social Facebook, pikërisht në faqen zyrtare të FK Tomori.

Dy ditë më parë Komisioni i Apelit në FSHF la në fuqi vendimin e Komisionit të Displinës, i cili mes dënimeve të tjera i hoqi tri pikët Tomorit për fitoren e tij me Apoloninë në javën e 16-të. Tashmë do jenë trupat gjykuese në FSHF që do të vendosin për mosparaqitjen e Tomorit për ndeshjen sot me Bylisin në Ballsh.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.