Alvesh sfidon vitet, te PSG-ja e kanë gati “dhuratën”

Dani Alvesh ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e PSG-së ndaj Mançester Junajtid në mesjavë. Mbrojtësi brazilian vazhdon të sfidojë vitet duke luajtur në nivel elitar edhe pse për kam muaj do të mbushë 36 vjeç.

Sipas së përditshmes franceze “Le Parisien” drejtuesit e kampionëve të Francës kanë vendosur që këtë javë të vendosin për të ardhmen e lojtarit, kontrata e të cilit mbaron në fund të këtij sezoni.

Drejtori sportiv i PSG-së Antero Henrike dëshiron t’i ofrojë një rinovim 1-vjeçar brazilianit, por me përgjysmimin e rrogës aktuale, pasi kontrata e tanishme e Alvesh i garanton atij 7 milionë euro në seson, po aq sa bashkëkombësi i tij Tiago Silva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online