Zbardhet e ardhmja e Zhoao Feliks, Benfikës i plotësohet dëshira

E ardhmja e Zhoao Feliks quhet Mançester Siti. Pep Guardiola është bindur për të lënë 19-vjeçarin e talentuar edhe një vit të Benfika, tani në formë huazimi. “Qytetarët” do të paguajnë klauzolën prej 120 milionë eurosh dhe do të plotësojnë dëshirën e madhe të Benfikës.

“Shqiponjat e Lisbonës” janë të qartë që nuk mund ta mbajnë gjatë lojtarin ofensiv në skuadër. Presidenti u shpreh para disa ditësh se shpreson që klubi që do paguajë klauzolën për Zhoao Feliks, të lërë edhe një vit huazim në Portugali për të fituar më shumë eksperiencë.

U tha, u bë! Mediat angleze janë të bindura që Siti do të jetë ekipi i ardhshëm i portugezit, i cili pritet të transferohet në ishull verën e ardhshme. Atletiko Madrid është klub tjetër që është në garë për yllin e Benfikës. “Colchoneros” e shohin Feliks si zëvendësuesin perfekt të Antuan Grizman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *